Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Dortmund fiton me përmbysje. Lazio kualifikohet me vuajtje

Borussia Dortmund ka fituar Grupin F të Champions League pasi ka mundur 2-1 në transfertë Zenit-in e vendit të fundit.

Gjermanët, që e kishin siguruar kualifikimin në raundin pasardhës, por jo vendin e parë në grup, kanë kaluar në disavantazh në minutën e 16-të pas një goli të Driussi-t.

Reagimi i ekipit të Favre ka ardhur në pjesën e dytë. Piszczek ka barazuar në të 68-ën dhe Witsel ka shënuar golin e fitore në të 78-ën.

Vendi i dytë në grup është zënë nga Lazio, që ka barazuar 2-2 në shtëpi kundër Club Brugge, që e ka mbyllur grupin në vendin e tretë.

Italianët kanë shënuar shumë shpejt me Correa-n në minutën e 12-të, por miqtë janë kundërpërgjigjur tri minuta më vonë me Vormer, edhe falë një gabimi të Reina-s.

Immobile ka kthyer në avantazh bardhekaltrit me një penallti në minutën e 27-të dhe situata është përkeqësuar për belgët në të 39-ën, kur Sobol ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe ka lënë ekipin me 10 lojtarë.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Brugge ka arritur të barazojë në të 76-ën me Vanaka-n, por nuk ka arritur të gjejë golin e fitores që do t’i kishte dhuruar kualifikimin ekipit të Clement.

Related posts

ËSHTË I PASIONUAR PAS VIDEO-LOJËRAVE/ Neymar i çmendur pas “Counter Strike”, shpenzon 40 mijë euro për…

Delo.autor

VIDEO/ Nuk quhet kot zbulimi i Panuccit, shihni asistin që merr Platini nga shqiptari

Q.Autor

Berlusconi: Shitja e Milanit e rregullt, u largova pasi vështirë të rivalizosh me sheikë

Q.Autor

Leave a Comment