Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Mbrojtësi shqiptar gati të firmosë kontratën me Barcelonën, ja emri…

Shkodran Mustafi është shumë pranë transferimit te Barcelona. Mbrojtësi me origjinë shqiptare është duke biseduar me klubin katalanas dhe gjithçka pritet të ndodhë në merkaton e janarit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle duke iu referuar një postimi të agjentit të tij në Katalonjë.

Emre Ëzturk ka postuar një foto pranë stadiumit “Cam Nou” duke e shoqëruar me komentin: “Gati për takimin”. Futbollistit me pasaportë gjermane i skadon kontrata me Arsenalin në fundin e këtij sezoni dhe në moshën 28-vjeçare ka shansin e artë për të luajtur me një nga ekipet më të mëdha në botë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojë takimi mes palëve dhe për t’u kuptuar nëse Barcelona do të bëjë ndonjë sforco ekonomike për ta marrë tani apo të sigurojë shërbimet e tij me kosto 0 në merkaton e verës. Mustafi është një futbollist që e njeh mjaft mirë kampionatin spanjoll, sepse disa sezone më parë ka mbajtur të veshur fanellën e Valencias.

Gjithçka duket se është bërë nga ana e Barcelonës për të zëvendësuar Xherard Pikenë, i cili vuan një dëmtim të rëndë. Është e vërtetë që të rinjtë si Arauho dhe Mingueza po bëjë mjaft mirë dhe Lengle u përfshi ndaj Vajadolidit në mbrojtjen me tre, por ideja e klubit është që të ketë sa më shumë futbollistë të gatshëm për të luajtur në të gjitha rolet. Umtiti vazhdon të mos jetë ende në formë dhe Kuman po i jep minuta në fundin e ndeshjeve, por për momentin performancat e francezit lënë shumë për të dëshiruar. Nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet në janar.

Edhe objektivi i radhës (Mustafi) nuk ka luajtur shumë në këtë sezon me “Topçinjtë”. Ai e nisi sezonin si i dëmtuar dhe u rikthye në fushën e lojës kundër Lestërit, duke zëvendësuar David Luizin. Minutat e tij të fundit në Premier Ligë kanë qenë kundër Mançester Junajtidit në javën e 7-të. Nga ai moment nuk ka luajtur më në kampionatin anglez. Është e vërtetë që në Europa Ligë ka bërë më mirë, ku Arsenali kaloi në raundin e ardhshëm me të gjitha fitore. Në kompeticionin europian ai ka qenë titullar në 5 ndeshje, por në vetëm 3 prej tyre qëndroi deri në fund. Në ndeshjen kundër Mançester Sitit, e vlefshme për Kupën Karabao, shqiptari luajti 90 minuta, ku skuadra e Guardiolës fitoi 4-1.

Related posts

XHELOZ PËR BALOTELLIN/ 30-vjeçari dhunon bashkëshorten dhe rrezikon dënimin me 13 vite burg

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Partizani, nis supersfida në Vlorë

Delo.autor

LARGIMI I RONALDOS “SHËNDOSH” REALIN/ Benzema e Bale makineri golash tek “GALAKTIKËT”

Isa.Autor

Leave a Comment