Futboll Seria A Sport

FORCË DHE TOPIN NË GJAK/ Ja kush është 20-vjeçari i Milanit që ka shtangur në…180 minuta

“Vëllezërit e mëdhenj më treguan shtegun, më takon mua të bëj pjesën time tashmë”, deklaronte Kalulu vetëm pak muaj më parë, teksa ai shteg e solli te Milani. Duke qenë një lojtar pa kontratë, kuqezinjtë e rrëmbyen nga Olimpiku i Lionit duke djegur kështu konkurrencën e disa klubeve, me në krye Bajernin e Mynihut, që ishin vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e francezit, një mbrojtës që cilësohet me të ardhme të garantuar. Ajo që e bindi të pranonte “Djallin” ishte kontrata 5-vjeçare, por garanci për hapësirë për elementë me moshë të re.

Sinjali i parë ishte javën e kaluar kur ndaj Spartës së Pragës, Pioli zgjodhi të luante me ata që kishin më pak minutazh gjatë sezonit. Nëse në Europë rezultati linte vend për eksperimente, nuk mund të thuhet të njëjtën gjë për ndeshjen me Parmën kur trajneri e zgjodhi në urgjencë e sipër për të zëvendësuar të dëmtuarin Gabia e duke bërë kështu që 14 pankinat sezonale të harroheshin për 86 minuta nga Kalulu.

Djaloshi me origjinë afrikane ka pasaportë kongoleze dhe franceze, teksa si kombëtare ka zgjedhur Francën dhe është pjesë e U20. Vrapimet, forca fizike dhe përshtatja janë ndër cilësitë bazë, teksa ka hapësirë përmirësimi te krosimet dhe faza mbrojtëse ku spikat për nuhatje të mirë dhe rezistencë. Milani e pikasi në Ligën e Kampioneve për të rinj të sezonit të kaluar, ndërsa dëmtimet në seri që po kaplojnë mbrojtësit e “Djallit” po ndihmojnë 20-vjeçarin të tregojë një pjesë të repertorit të tij.

Futbolli është emëruesi i përbashkët në familjes, pasi edhe vëllezërit Gedeon dhe Aldo janë profesionistë. I pari luan me Bazelin ndërsa tjetri me Azhakson, teksa edhe te Lioni e kanë pranuar hapur gabimin që kanë bërë duke lejuar Pierin të largohej falas. Motoja e Kalulut është: “Talenti shkon, puna mbetet”, ndaj duke punuar edhe në kohë karantine qëndroi në pritje dhe shqyrtoi ofertat. Ajo e Maldinit si drejtues kuqezi e bindi, fundja edhe Paolo e nisi si mbrojtës i djathtë karrierën. E përbashkëta e fillesës të të dyve është këmba e majtë e dobët, por koha lejon përmirësime të cilat mund të vinë në momentin e nevojës së Milanit për mbrojtës.

Related posts

ISHTE NË SHËNJESTRËN E TIFOZËVE ME KORE RACISTE/ Shikoni reagimin epik të sulmuesit holandez (VIDEO)

Delo.autor

HETIME KUNDËR JUVENTUSIT? Allegri: Nuk jam unë ai që duhet të komentoj

Delo.autor

ËSHTË VETËM 18 VJEÇ/ Ylli i Serisë A do vetëm Milan-in, në qershor transferohet me kosto zero

Delo.autor

Leave a Comment