Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Gara e Australisë drejt shtyrjes, sezoni 2021 mund të nisë në Bahrein

Botërori 2021 në Formula 1 është programuar që të nisë më 21 mars, në Australi. Gjithsesi, duke parë masat shtrënguese që ky vend ka marrë si pasojë e pandemisë Covid-19, që detyrojnë këdo të qëndrojë 2 javë në karantinë, kjo garë mund të shtyhet apo anullohet.

Për pasojë, sezoni 2021 në Formula 1 mund të nisë një javë më vonë, në Bahrein. Pra, më 28 mars. Sipas mediave australiane, gara që zhvillohet në Melburn është në dyshim. Organizatorët nuk dëshirojnë që të ndërtojnë një pistë dhe më pas gara të anullohet, siç ndodhi këtë vit, pasi kjo ka një kosto të lartë.

Po shqyrtohet ideja që gara e Australisë të zhvillohet në një moment të dytë dhe sezoni të nisë më 28 mars në pistën e Sakhir, në Bahrein.

Related posts

NDRYSHIM NË FANELLË PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Interi frymëzohet nga sezoni pas tripletës (FOTO)

Delo.autor

NGA ËNDRRA MILAN TEK DËSHTIMI/ Sulmuesi Martinez publikon albumin fetar (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Myrto UZUNI: Kombëtarja realizimi i një ËNDRRE, por nuk ndalem këtu. Idhulli…

Isa.Autor

Leave a Comment