Futboll Sport

“GLOBE SOCCER AWARDS” 2020/ Messi, CR7 dhe Lewandowski “përplasen” për lojtarin më të mirë të vitit

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski janë finalistët për çmimin “Lojtari më i Mirë i Vitit 2020” në edicionin e ardhshëm të “Dubai Globe Soccer Awards”, me ceremoninë e ndarjes së çmimeve që do të zhvillohet më 27 dhjetor. CR7 dhe “Pleshti” janë gjithashtu në finale për “Lojtarin më të Mirë të Shekullit”, së bashku me Mohamed Salah dhe Ronaldinhon.

Në kategorinë “Trajneri i Vitit”, përveç Hans-Dieter Flick, i cili fitoi tripletën me Bayernin, janë Jurgen Klopp, kampion i Premier League-s me Liverpoolin dhe Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës.

Mes finalistëve për çmimin “Menaxheri i Shekullit 2001-2020” janë Giovanni Branchini, Mino Raiola (tashmë fitues i “Globe Soccer Award” si menaxheri më i mirë i vitit 2016) dhe Jorge Mendes (fitues 9 herë).

Për herë të parë në historinë e “Awards”, finalistët u zgjodhën tërësisht nga tifozët nga e gjithë bota, të cilët votuan për lojtarët, klubet, trajnerët dhe menaxherët e tyre të preferuar të vitit dhe shekullit. Fituesi i kategorisë së tetë, Çmimi i Karrierës së Lojtarit, i cili çdo vit shpërblen karrierën e një legjende futbolli, do të shpallet gjatë ceremonisë.

Do të jepen çmime edhe për dy kategori të tjera, që shpërblejnë trajnerin më të mirë të shekullit (2001-2020) dhe klubin më të mirë të shekullit. Konkurrues për çmimin e stolit do të jetë Alex Ferguson, trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit, Pep Guardiola, José Mourinho dhe Zinedine Zidane, i cili në 5 vite te Real Madridi ka fituar 3 here rrësht Championsin.

Në finale për ekipin më të mirë të vitit janë Bayerni, Reali dhe Liverpooli, ndërsa midis finalistëve për ekipin më të mirë të shekullit së bashku me bavarezët dhe “Los Blancos” janë gjithashtu Barcelona dhe Al Ahly, ekipi i Premier League-s së Egjiptit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ U mor me bujë të madhe, Milan kthen talentin në shtëpi. Ja emri…

Delo.autor

MBYLLET NDESHJA SHQIPËRI-TURQI/ Ja të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me (VIDEO)

Delo.autor

NDËR EMRAT MË TË PËRFOLUR NË SERIE A/ Njihuni me notën e sezonit për Thomas Strakoshën

Delo.autor

Leave a Comment