Boks Sport

ZYRTARE/ Boksieri Mayweather duel me personazhin e njohur të “YouTube”

Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather do të duelojë më 20 shkurt të vitit të ardhshëm ndaj Logan Paul, një personazh i njohur i YouTube. Një duel “show” që pritet të zhvillohet në Tokio dhe do të jetë vetëm me PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

Një vendim i papritur ky i Mayweather, që ka vendosur të duelojë me një personazh aspak të njohur në ring, por në YouTube. Për më tepër që Mayweather është një ikonë e ringut, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Boksieri e konfirmoi duelin përmes një positmi në “Instagram”, duke thënë se së shpejti do të jetë edhe informacione të tjera. Kjo është sfida e dytë “show” e Mayweather, që dueloi edhe më 31 dhjetor 2018, po në Japoni.

Related posts

CHAMPIONS/ Dortmund dhe Lazio bëjnë detyrën, askush si talenti Haaland në Europë

Delo.autor

I DESTINUAR PËR TË TUNDUR RRJETËN/ Armando Broja, më efikas se Lukaku dhe Salah

Delo.autor

SERIE A/ Vlahoviç bën Fiorentinën të ëndërrojë, Empolit mposht me përmbysje Sassuolon. Ja rezultatet…

Delo.autor

Leave a Comment