Futboll Seria A Sport

“ISHA NJË “ÇEKIÇ” NDAJ IBRËS”/ Gatusso kujton kohët e vjetra tek Milan: Abate kaloi një “ferr” të vërtetë…

Trajneri i Napolit Xhenaro Gatuzo u ndal të fliste sërish për kohën kur luante me Milanin së bashku me Zlatan Ibrahimoviçin. Pas fitores 0-4 ndaj Krotones, tekniku i napolitanëve zbuloi se me suedezin “ishte një çekiç i vërtetë duke i treguar të qepte gojën” në dhomat e zhveshjes, ndërsa shton se dy ish-lojtarët e Milanit, Injacio Abate dhe Luka Antonini kanë vuajtur shumë prej presionit të suedezit.

“Nuk kam vuajtur nga presioni. Isha më tepër një ‘çekiç’ ndaj tij (Ibrahimoviçit) dhe shumë herë i kam thënë të qepte gojën. Kur je me dikë, mund të ngresh zërin në një mënyrë të caktuar, por duhet të dish se me kë flet. I kam thënë disa herë që të ishte më i qetë me Abaten dhe Antoninin, nuk duhej t’i shkatërronte. Injacio kaloi një ferr të vërtetë. Nuk është rastësi që në moshën gati 40-vjeçare ende bën diferencën. Në stërvitje, nëse Ibra humbiste, shkatërronte dhomat e zhveshjes për dy minuta”, tregon Gatuzo.

Related posts

VETËM 18-VJEÇ DHE KA SHËNUAR MBI 50 GOLA/ Talenti Dragaj: Dua të ruaj traditën e shkodranëve tek Partizani

Delo.autor

Zbulohet prapaskena, Reali në bisedime të fshehta me Salah

Q.Autor

Claudio Lotito: Milinkovic-Savic nuk është në shitje

Sadik.Autor

Leave a Comment