Futboll

U ZYRTARIZUA TEK MONZA/ Ja klauzola e çuditshme që Galiani i ka vendosur sulmuesit Balotelli…

Mario Baloteli ishte në kërkim të një skuadre për t’u aktivizuar këtë sezon duke parë që sfida e fundit ku sulmuesi ka luajtur datonte më 9 mars me fanellën e Breshias.

Pas vizitave mjekësore dhe firmës që do t’a lidhi me skuadrën e Monzas deri më 30 qershor të 2021, Administratori i Deleguar i klubit nga Brianca, Adriano Galiani ka bërë çmos që “SuperMario” të mos jetojë larg nga qendra stërvitore duke e përfshirë edhe në klauzolë në kontratën e tij dhe për këtë gjë, ish-drejtuesi i Milanit ka mundësuar që Baloteli të jetojë tek shtëpia e Kevin-Princ Boateng i cili e kërkoi me ngulm.

Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë qenë pjesë e Milanit përpara disa sezonesh. Vullneti i vetë Galianit ishte monitorimi nga afër i yllit të tyre të ri dhe për t’u rikthyer përsëri në atë “SuperMario” të shfaqur vite më parë.

Related posts

ZBULON BLERJEN E BUJSHME TË PEREZIT/ Legjenda e Arsenalit: Ja lojtari që i bashkohet Real Madridit këtë verë

Delo.autor

“NE KEMI VUAJTUR KUNDRA MESSIT KËTO VITE”/ Habit Ramos: Pa të mund të kishim fituar shumë…

Delo.autor

BARCA-LIVERPOOL/ Zbulohet koreografia e tifozëve katalanas në “Camp Nou”

F.autor

Leave a Comment