Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E NËNTË E SUPERIORES/ Luhet e gjitha në një ditë, ja cilat do të jenë përballjet mes skuadrave…

Java e nëntë e Kategorisë Superiore luhet e gjitha ditën e shtunë në 19 dhjetor. 4 sfida do të zhvillohen në orën 13:45 dhe një tjetër 3 orë më pas.

Kukësi shkon në Kamëz për të luajtur kundër Kastriotit. Verilindorët janë rikthyer fuqishëm teksa kanë siguruar 5 fitore radhazi dhe ndaj krutanëve do të kërkojnë të mos hedhin hap fals.

Partizani pret Bylisin. Të kuqtë duan të harrojnë humbjen e sotme minimale me Vllazninë, ndërsa ballshiotët gjetën fitoren e parë në këtë sezon ndaj Kastriotit. Tirana udhëton në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun. Bardheblutë nisen favoritë për shkak të dy fitoreve brenda javës me Laçin dhe Apoloninë, ndërsa korçarët po kalojnë periudhën më të keqe në dekadën e fundit teksa e shohin veten në zonën e rënies nga Kategoria Superiore.

Vllaznia kryesuese udhëton në fushën e Laçit. Shkodranët do të kenë një test force me kurbinasit, të cilët edhe pse kanë vetëm një fitore në 8 ndeshje, shpresojnë të kthehen te fitorja me trajnerin e ri Shpëtim Duro.
Teuta do të tentojë t’i japë fund serisë së 6 barazimeve radhazi duke tentuar fitoren në fushën e Apolonisë.

Ndeshjet e javës së nëntë të Kategorisë Superiore

Kastrioti-Kukësi (13:45)

Laçi-Vllaznia (13:45)

Apolonia-Teuta (13:45)

Skënderbeu-Tirana (13:45)

Partizani-Bylis (16:45)

Related posts

“KA PROBLEME ME TRURIN”/ Maradona i pandreqshëm, i vërsulet me GRUSHTE gazetarëve SEPSE nuk…(VIDEO)

Isa.Autor

Zyrtare: Brahimi transferohet te Panioniosi (Foto)

Q.Autor

“SHQIPËRIA MUND TË KETË FITUAR, POR…”/ Komenti epik i tifozëve të San Marinos që po bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment