Futboll Seria A Sport

“KAM GABUAR QË KAM AKTIVIZUAR STRAKOSHËN”/ Inzagi “gradon” Reinën titullar: E ka fituar vendin, nuk do të ishte…

Lacio u rikthye te fitorja të dielën në mbrëmje teksa mposhti Napolin me rezultatin 2-0 falë golave të Imobiles dhe Luis Alberto.Trajneri i të kaltërve, Simone Inzagi, foli pas triumfit për mikrofonin e “Sky Sport”, foli edhe për portën, ku gardiani Pepe Reina u aktivizua titullar, duke i zënë vendin prej disa ndeshjesh Thomas Strakoshës.

““Duhet të jem i sinqertë, Reina po paraqitet vërtet mirë. Në të njëjtën kohë, Thomas Strakosha sapo kishte kaluar COVID-in dhe unë e nxitova që e aktivizova pa u stërvitur mjaftueshëm, ishte faji im.

 

Momenti i tij do të vijë,ai n aka dhuruar paraqitje të shkëlqyera 4 vitet e fundit, por tani Pepe është në një formë të shkëlqyeshme dhe nuk do të ishte e drejtë ta ulja në stol në këtë moment. Ai e ka fituar vendin e tij”, u shpreh Inzagi.

Related posts

PEREZ prezanton SUPER projektin dhe vendos: REALI s’do të luajë kurrë aty

Isa.Autor

FESTON 30-VJETORIN/ Mbrojtësi i Napolit bën gjestin e madh, blen dy ambulanca për shtetin e tij

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Lojtarët e Ajaxit: Do ja bëjmë jetën “ferr”…

Delo.autor

Leave a Comment