Formula 1 Sport

DO TË DEBUTOJË NË SEZONIN E ARDHSHËM TË FORMULA 1/ Mick Schumacher: Nuk më tremb krahasimi me babanë dhe frikë nga mbiemri

Mick Schumacher do të debutojë sezonin  e ardhshëm në Formula 1, ku do të garojë me makinën amerikane Haas. Ai do të ndjekë gjurmët e babait të tij, legjendës Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në Formula 1.

“Nuk kam patur kurrë probleme kur njerëzit kujtojnë babain tim dhe kur duan të bëjnë një krahasim mes tij dhe meje. Nuk do ta kem një pengesë këtë gjë, përkundrazi do të jetë një nder dhe motivim për mua”, tha Mick Schumacher.

“Për mua ky krahasim do të thotë më shumë punë dhe impenjim për të dhënë më të mirën në pistë. Nuk jetoj me frikën e peshës që ka mbiemri Schumacher në Formula 1”, u shpreh Mick, 21 vjeç, kampion bote këtë vit në Formula 2.

Related posts

Ankohet Paul Pogba: Nuk po luaj në vendin e duhur te Franca

Sadik.Autor

FITORJA E REAL MADRID/ Vinicius JR protagonist në fitoren e vështirë të Real Madridit ndaj Valladolidit

Isa.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI NË PREMIER/ Van Dijk rikthen Liverpoolin në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment