Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Milan në kërkim të një mbrojtësi, talenti francez parakalon dy kandidatët e tjerë

Milani është në nevojë dëshpëruese për gjetjen e një qendërmbrojtësi për shkak të alternativave të pakta që ka në këtë sektor. Sipas mediave italiane, së fundmi, kandidat për të veshur fanelën kuqezi është mbrojtësi 20-vjeçar i Strasburgut, Mohamed Simakan. Ai ka parakaluar në listën e preferencave të drejtuesve të “Djallit” Ozan Kabak të Shalke 04 dhe Mateo Lovaton e Veronës.

Madje, francesi Simakan ka pëlqimin e bordit drejtues të “Djallit”. Në fakt, Milani tentoi në tetor me drejtorët Masara dhe Maldini ta bindnin Strasburgun të lejonte kalimin e Simakanit në Milano për 12 milionë euro, por në atë kohë, Strasburgu e quajti të pamjaftueshme ofertën e palës kuqezi.

Teksa sezoni po shkon keq në Ligën 1, mundet që Strasburgu të bëjë sakrifica në skuadër duke shitur disa prej futbollistëve të tij dhe njëri prej tyre është dhe Simakan.

Related posts

Gjithmonë i gatshëm të “sakrifikojë”/ Futbollisti KUQEZI i jep ZEMËR ekipit të tij (FOTO)

Isa.Autor

DAJËS I DUHET NJË MREKULLI/ Ja si ndryshon Partizani pas vendimit të KAS-it

Delo.autor

Perotti: Jap gjithçka për të marrë pjesë në Botëror

Q.Autor

Leave a Comment