Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ APOLONISË/ Trajneri Dede: Me atë rendiment loje që patëm, tregon që skuadra po funksionon dhe…

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, u shfaq i lumtur, pas triumfit 3-0 në shtëpi ndaj Apolonisë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku bardheblu analizoi këtë sukses duke u shprehur:

Ndeshja- Po të shënonim më shpejt skuadra do të ishte më e qetë. Me atë rendiment loje që patëm, tregon që skuadra po funksionon po rritet dhe po i imponohet kundërshtarëve. Apolonia nuk është shumë e fortë, por rrezultati të jep shpresë kur kontrollon ndeshjen.

Problemet e sulmuesve me golin – Sasraku, Danso, Torasa, të gjithë janë të rëndësishëm për ne, do mundohemi të marrim maksimumin. Mucci meriton komplimente maksimale. Në fund fare kjo marrëdhënie e përbashkët të shkojë atje ku duhet.

Ndeshja e radhës dhe afrimet e mundshme- Në momentin që fitojmë mendojmë që jemi në rrugë të mbarë. Çdo ekip në botë do të përforcohet me lojtarë cilësorë. Do të mundohemi të mendojmë për Skënderbeun. Kemi disa ditë më shumë për të reflektuar dhe punuar. Në janar mendoj se duhet të ketë disa ardhje, por mua më intereson vetëm skuadra dhe lojtarët që kemi. Presim të vijë dhe Çelhaka, kemi dhe shumë lojtarë të rinj nga akademia.

Mbrojtja- Ne luajmë me 3 qendra, pretendojmë të kemi më shumë forca në sulm. Do të mundohemi ta mbajmë 0 portën mbrapa. Mbrojtësit që kemi po bëjnë mirë. Kemi shumë ndeshje pa pësuar gol, përveç ndeshjes në Shkodër. Të kishim mbrojtësa më shumë do ishte më mirë. Kemi 4 lojtarë cilësorë dhe konkurrenca është shumë e madhe. Toshevski vinte nga një dëmtim, ndaj e lamë pushim.

Skuadra më e kompletuar në Superiore? Në mesin e fazës së dytë, apo në përfundimin e saj mund të konturohen ekipet. Objektivat e Tiranës nuk i vë unë, i kanë venë shumë figura para meje. Mua më takon të përmirësoj gjërat. Po mundohemi të kemi më shumë ekuilibër. Në fund fare do të jemi më objektivin final. Do e tregoj fusha sa do t’ia arrijmë. Deri në këtë situatë nuk kemi pasur diferenca të mëdha.

Kur kthehen Celhaka me Kale? Kalenë e presim në janar. Ka filluar të stërvitet, jo në 100% e tij. Nuk e lëviz dot krahun lirshëm. Me Çelhakën problematika është shumë e madhe, ai prap po ndjen shqetësime. Është e vështirë, të shikojmë nëse duhet të operohet apo do ta presim edhe disa kohë”, u shpreh Dede.

Related posts

RONALDO SHËNON, NDËRSA MESSI JO/ Në Spanjë shpjegojnë pse po ndodh kjo

Delo.autor

“ATALANTA MË NDRYSHOI JETËN”/ Gomez: Ajo që më befasoi kur mbërrita pas 14 ndeshjesh pa fitore…

Delo.autor

Skuadrat B në Itali, Tommasi mbështet idenë

Q.Autor

Leave a Comment