Futboll Sport

“SHQIPËRIA ËSHTË NJË KUNDËRSHTAR KO KOMOD”/ Trajneri i Polonisë: Në futboll, s’mund të nënvlerësosh asnjë

Trajneri i Polonisë Jerzi Breshek nuk i nënvlerëson aspak kundërshtarët në grupin I për eliminatoret e Botërorit 2022. Pas hedhjes së shortit në Zyrih, Brusher vlerësoi dhe Shqipërinë duke e konsideruar një “kundërshtar jo komod”.

Nga ana tjetër, Breshek theksoi se sot askush nuk duhet të injorohet.

“Mendoj se për sa i përket vështirësisë, është një grup i moderuar. Gjithmonë mund të themi që shorti mund të kishte qenë më i mirë, por mund të kishte qenë më keq. Anglia është favoriti absolut. Nuk jemi e njëjta skuadër si dikur kur e kemi mundur. Hungaria është një ekip që ka bërë goxha progres dhe ka një formacion bazë interesant. Shqipëria është kundërshtar jo komod. Andorra dhe San Marino janë teorikisht më të dobëtit, por kujtoj se me këta të fundit kur kemi luajtur dikur kemi fituar në Poloni 1-0 me golin e Jan Furtokut. Në futboll, s’mund të nënvlerësosh asnjë”, deklaroi trajneri i Polonisë.

Related posts

“DASHURI ME SHIKIM TË PARË”/ Sulmuesi Dybala blen super “bishën” me vlerë 450 mijë dollarë (FOTO)

Delo.autor

E bujshme/ Ish-sulmuesi Vllaznisë përfundon në gjyq, planifikonte trukime me ish-lojtarin e…

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Tottenham zgjedh trajnerin e ri, akord me teknikun kampion

Delo.autor

Leave a Comment