Futboll Sport

TIRANA KËRKON TË AFROJË 30-VJEÇARIN/ Mesfushori Hasani: Po shkojnë normalisht bisedimet, por…

Tirana është në bised ime me Ferhan Hasanin, mesfushorin e mirënjohur nga Tetova, i cili për momentin është futbollist i lirë. 30-vjeçari ka talentin, eksperiencën dhe klasin që mund t’i ndihmojnë bardheblutë të zgjidhin disa nga problemet që kanë hasur në këtë fillimsezoni.

“Buba”, siç e thërrasin prej vitesh, e pranon edhe vetë që është në negociata me bardheblutë, por tregohet i kujdesshëm dhe thotë se ende nuk është arritur marrëveshja. Por as e mohon se mund të vishet bardheblu në të ardhmen. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” ai shpjegon se në ç’pikë janë negociatat dhe jep një vlerësim edhe për gjendjen aktuale të bardhebluve.

Ferhan, a jeni në negociata me Tiranën?

Po, u bënë disa ditë që ka pasur bisedime me klubin kampion në Shqipëri. Jo unë personalisht, por menaxheri im.

Si po shkojnë bisedimet?

Mund të them se po shkojnë normalisht, por nuk mund të flas më tepër, sepse është menaxheri ai që ka kontaktet me drejtuesit e klubit.

Ju a keni dëshirë të luani me bardheblutë?

Unë gjithnjë e kam thënë se kam dëshirë që në një moment të karrierës sime do të doja të luaja në kampionatin shqiptar. Por nuk e di nëse është ky momenti i duhur. Të presim dhe të shohim.

Ju jeni lojtar i lirë tani apo jo?

Po, jam lojtar i lirë.

A keni oferta të tjera?

Po, kam edhe disa oferta të tjera. Madje prioritet në këtë moment kanë disa klube në perëndim, ose larg në Azi, por të shohim. Unë do të vlerësoj me kujdes të gjitha ofertat dhe në fund do të zgjedh atë që është më e mira për mua.

Related posts

NUK PATËT MUNDËSI TA SHIHNI? Ja përmbledhja e duelit mes Florian Markut dhe Maxim Prodan (VIDEO)

Delo.autor

UEFA bën zyrtare oraret: Partizani në pikë të vapës, Laçi pa tifozë

Sadik.Autor

SHIFRA TË FRIKSHME/ Barcelona me formacion 4505 milionë eurosh (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment