Futboll Sport

ZYRTARE/ I përfolur si kandidat tek shumë klube të mëdha, trajneri i njohur kthehet në punë pas 4 vitesh

Ish-trajneri i njohur i Francës dhe PSG-së Lorent Blank është kthyer në detyrë pas 4 viteve pushim. 65-vjeçari ka befasuar me zgjedhjen e tij duke pranuar të drejtojë ekipin e futbollit të Katarit Al-Rajan.

Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të klubit nga Lindja e Mesme.

Blank është përfolur vazhdimisht gjatë këtyre viteve si pretendent për të drejtuar superfuqitë e futbollit botëror, si: Bajern Mynih, Real Madrid, Arsenal, etj, por asnjëherë nuk arriti mirëkuptimin me drejtuesit e njërit prej tyre.

Ai ka fituar 4 herë titullin kampion në Francë (1 rast me Bordonë dhe 3 herë me PSG-në). Blank drejtoi Francën në EURO 2012, ku “Gjelat” u eliminuan në çerekfinale 2-0 nga Spanja.

Related posts

“E KEMI PROVUAR DHE ËSHTË NJË M*T”/ Legjenda Ferdinand: “VAR” duhet hedhur në koshin e plehrave…

Delo.autor

DISFATA NË “EL CLASICO”/ Koeman nuk rrezikon akoma, vetëm një gjë do të ishte fatale për holandezin

Delo.autor

HISTORI E FSHEHUR DASHURIE/ Uanda Nara ka pasur lidhje me… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment