Futboll Seria A Sport

NAPOLI KËRKON TË RIKTHEHET TEK FITORJA/ Gatusso surprizon Hysajn për ndeshjen ndaj Torinos. Ja vendimi për shqiptarin…

Napoli pret në shtëpi Torinon ditën e sotme, në ndeshjen e fundit në kampionat për këtë vit. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të besuarit e Gatuzos, të cilët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, pas disfatës në fundjavë ndaj Lacios.

Të kaltrit kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi do të kishin mundësinë të kalonin Juventusin, pasi ndodhen në kuotën e 24 pikëve dhe kanë mundësinë për t’i kaluar, pasi bardhezinjtë u mposhtën ditën e djeshme nga Fiorentina.

Në prag të sfidës ndaj Torinos, Gatuzo e ka gati formacionin, teksa ka planifikuar të nisë me Elseid Hysajn titullar. Mbrojtësi shkodran do të marrë vendin e Mario Ruit në krahun e majtë dhe do të përpiqet të tregojë një paraqitje për të bindur trajnerin për ndeshjet e ardhshme.

Related posts

PAS NJË MUAJI TË TRISHTË/ Gattuso merr një lajm të shkëlqyer nga Milani

Delo.autor

U SHTRUA NË SPITAL ME KORONAVIRUS/ Ish-bosi i Formula 1 në gjëndje të rëndë shëndetësore

Delo.autor

SERIE A/ E shtuna nën dominimin e shenjës “X”, gabojnë pretendentët në Itali, Napoli dhe Inter “fërkojnë duart”

F.autor

Leave a Comment