Gossip Sport

U PËRFOL SE LA AKTORIN TURK PËR ZV. PRESIDENTIN E ROMËS/ Diletta Leotta: Më nxirrini si ngrënëse burrash, por…

Gazetarja e famshme sportive, Diletta Leotta është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e saj private.

Bukuroshja italiane u përfol se i kishte dhënë fund lidhjes me aktorin turk, Çan Jaman dhe sipas mediave fqinje arsyeja e ndarjes ishte nisja e një romance të re e gazetares me zv/presidentin e klubit të Romës, Ryan Friedkin.

Pas publikimit të lajmeve, Dileta ka reaguar në një postim në gjatë në Instagram, duke i hedhur poshtë thashethemet.

Ajo shkruan se gazetarët e kanë “përshkruar si ngrënëse burrash dhe një grua të paaftë për tu dashur”, por sipas saj kjo gjë nuk është e vërtetë.

29-vjeçarja u shpreh se “nëse del për një pije me një mashkull nuk mund të konsiderohet se janë në një lidhje”, duke iu referuar raportimeve se u pa me Ryan Friedkin në një hotel luksoz në Romë.

Gazetarja shtoi se lajmet e pavërteta e kanë mërzitur atë dhe familjen e saj, dhe kjo gjë e ka lodhur.

Reagimi i plotë:

Gjithmonë kam heshtur, por deri tani. Dhe, mbase, gabova. Po mashtroja veten kur mendova se herët a vonë lajmet e mira do të mbizotëronin mbi gazetarinë e plehrave. U bëra pjesë e helmit të thashethemeve, fotografë poshtë shtëpisë, skuterë që vijnë pas çdo lëvizjeje time, dronët jashtë dritareve, por tani jam pak e lodhur.

E them këtë sepse duke lexuar gënjeshtrat në gazeta që janë shkruar për mua çdo ditë, çdokush mund të mendojë se unë jam një ngrënëse burrash, një grua e paaftë për të dashur. Dhe është e papranueshme.

Mos më thoni që ky është çmimi që duhet të paguaj për suksesin, ose që e kam kërkuar dhe po e kërkoj për shkak të formave të mia trupore, veshjes apo fotove që postoj. Të gjitha zgjedhjet janë brenda lirirsë së individit apo jo? Dhe liria individuale duhet të respektohet. Unë nuk ofendoj dhe nuk gjykoj askënd.

Më shpjegoni pse pra, një grua nuk mund të ketë miq, por gjithmonë vetëm të dashur. Sepse nëse takoj një djalë të mirë dy herë për një pije, po flasim menjëherë për dashuri të re? Pse nëse bëj një reklamë me një futbollist, tregon se jemi një çift sekret? Pse nëse  shoqërohem me një aktor të bukur dhe jemi të lumtur, duhet të jetë një histori e sajuar? Dhe nëse për shkak të karantinës, heq dorë nga një udhëtim i mrekullueshëm jashtë vendit, po flasim për një krizë mes nesh?

Kam duruar gjithçka deri më tani, madje edhe kam qeshur me to. Por  mendoj se asnjë mashkull i famshëm, i talentuar, quajeni si të doni nuk është subjekt i vëmendjes gazetareske në sferën private siç është një grua.

A mund t’ju them se jam mërzitur? Gjithashtu edhe për lexuesit që mashtrohen nga gazetarët e pa informuar. Edhe për njerëzit përreth meje që shpesh lëndohen për shkak të gënjeshtrave rreth meje, edhe për gjyshen time, e cila në të tetëdhjetat beson në gjithçka që shkruajnë gazetat.

Mjaft! E zgjata shumë, kërkoj falje për këtë, por siç thonë në Romë: “Çfarë është për t’u bërë, do bëhet!”

Related posts

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS/ Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysmëfinale, “lufton” për medaljen e…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME TEK PSG/ 15 milionë euro bindën trajnerin Tuchel për Icardin

Delo.autor

E PAPRITUR/ Mc Gregor flet për herë të parë pas humbjes: Irlandezi tregon planin DRASTIK…

Isa.Autor

Leave a Comment