Futboll Sport

BARCELONA-BAYERN/ Hoeness kritikon “Katalanasit” para super sfidës: Nuk është më model, ka falimentuar

Disa vite më parë, e gjithë Europa mundohej që të kopjonte Barcelonën e cila falë prodhimit nga La Masia e famshme, arriti të ndërtonte një nga ekipet më spektakolare të të gjitha kohëve. Por ajo epokë ka kaluar dhe tashmë pakkush mund të thotë se Barcelona është një ekip po aq i suksesshëm ndërsa krizës sportive i është bashkuar edhe kriza financiare.

Këtyre u referohej edhe ish-presidenti i Bajern Mynih, Uli Hoeness, teksa kritikonte katalanasit para duelit të Ligës së Kampioneve mes dy skuadrave. ”Barcelona nuk është më një model për t’u ndjekur nga ne, absolutisht. Në realitet, Barcelona ka falimentuar. Nëse do të ishte në Gjermani, Barcelona do të ishte një rast për gjykatën që merret me falimentimin” theksoi Hënes.

Sipas tij, kjo situatë e katalanasve e bënte Bajernin favorit. “Është favorit, pasi Barcelona nuk mund të jetë në formë maksimale si pasojë e shitjes së lojtarëve të ndryshëm kyç, si dhe problemeve ekonomike”, deklaroi ai

Related posts

ZYRTARE/ Leicester me trajner të ri, në stolin e “dhelprave” ulet Dean Smith

F.autor

Drejtuesit e Galatasarait vizitojnë Milanon për futbollistin e Interit

Sadik.Autor

YILDIZ ME ÇDO KUSHT/ Xabi Alonso i fiksuar pas turkut, fut në “siklet” Perez

F.autor

Leave a Comment