Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Petagna kualifikon Napoli-n, mbrëmje ëndrrash për dy shqiptarët e Empoli-t

Napoli ka mundur 3-2 Empoli-n dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Siç mund të kuptohet edhe nga rezultati, ka qenë një sukses i vuajtur për skuadrën e Gattuso-s kundër kryesuesve të Serisë B.

Takim i luajtur në stadiumin Diego Armando Maradona është zhbllokuar nga Di Lorenzo (18′), por miqtë kanë barazuar me zviceranin me origjinë shqiptar Bajrami (33′), i cili ka shkundur rrjetën me një goditje të jashtëzakonshme.

Lozani (38′) ka kthyer në avantazh Axurrët, me Empoli-n që është kundërpërgjigjur me një tjetër gol të bukur të Bajramit (68′).

Goli që ka vendosur sfidën dhe i ka dhuruar kualifikimin Napoli-t është shënuar nga Petagna (77′).

Një tjetër shqiptar ka festuar pasditen e sotme. Mesfushori 18 vjeç Kristjan Asllani, në fakt, ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë të Empoli-t pesë minuta para fundit të takimit.

Skuadra e Gennaro Gattuso-s do të përballet në çerekfinale me fituesen e Roma-Spezia.

Related posts

“Dinaku” Aguero/ Shikoni se si e mashtron shokun e tij, i cili bie frikshëm (VIDEO)

Isa.Autor

GAFA E KARIUS/ Ja çfarë i tha BALE pas përfundimit të fianles, duhet që ta kishte…

Isa.Autor

RRUGËTIMI SI TRIUMFUES/ Maradona vijon të MAGJEPSË me Dorados, sigurojnë FINALET e play off-it (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment