Futboll Sport

RAMOS NUK E RINOVOI/ Lojtarët e Realit përçahen në grupe

Skuadra e Realit të Madridit po dëgjon dhe po lexon me vëmendje çdo lajm që vjen nga situata e negociatave për rinovimin e kontratave të dy lojtarëve të rëndësishëm, si Luka Modriç dhe Serxho Ramos. Ka një grup të madh të futbollistëve që nuk i kuptojnë aspak veprimet e klubit. Disa lojtarë nuk gjejnë dot arsyet pse drejtuesit nuk i rinovojnë kontratën Ramosit, i cili ka 16 vite në klub dhe duan që të afrojnë një lojtar si David Alaba me të njëjtën pagë. Kjo nuk do të thotë që ata nuk e vlerësojnë mbrojtësin aktual të Bajernit, por thonë se duhet të përshtatet në skuadrën e re. Futbollistët gjithashtu nuk janë dakord për uljen e pagës vjetore deri në 10% për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Ramos gjithashtu nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe skuadra e ka mbështetur. Senatorët i kuptojnë gjithashtu planet që ka klubi për të ardhmen për transferimin e Mbapesë, Kamavingës apo Alabës. Por ata fillimisht kërkojnë respektimin e kontratave të tyre dhe marrjen e plotë të pagave. Lojtarët këmbëngulin me idenë se këtë vit nuk ka pasur ndërprerje të kompeticionit apo situatë alarmi dhe paratë nga të drejtat televizive janë marrë. Me përjashtim të Barcelonës, në asnjë skuadër tjetër nuk do të ketë ulje të pagave.
alaba
ALABA – David Alaba kërkon 12 milionë euro në vit, po aq sa është rroga e Serxho Ramosit dhe kjo gjë duket se ka krijuar polemika të mëdha në skuadër. Ai do të jetë një nga futbollistët më të paguar të skuadrës madrilene dhe kjo krijon pakënaqësi te lojtarët aktualë. Skuadra është pozicionuar haptazi pro kapitenit Serxho Ramos dhe kjo mund të shkaktojë probleme të shumta në zhvillimin e sezonit. Trajneri Zinedin Zidan kërkoi që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt me idenë që Ramos do të rinovonte kontratën. Por, kapiteni i tha Perezit se nuk ka ndërmend që të rinovojë dhe do të dëgjojë oferta të tjera. Kjo është diçka e rrezikshme sepse Reali është në garë për trofe të rëndësishëm në këtë sezon dhe përçarja në klub mund të sjellë pasoja edhe në rezultate. Edhe Lukas Vaskez nuk ka pranuar të rinovojë, ndërsa Modriç ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për të qëndruar edhe një vit në Madrid. Sigurisht që kjo gjë nuk e ka kënaqur kapitenin… Mund të krijohen dy fronte brenda skuadrës dhe kjo do ta hidhte sezonin në erë.

Related posts

AI ËSHTË “SHTYLLA” E SKUADRËS/ Ja vendimi që merr Barcelona për lojtarin

Delo.autor

SHQIPTARËT NË FESTË/ Shpat Zeka nënkampion i Evropës në Xhudo

Isa.Autor

NUK I DEL INATI PËR DËSHTIMIN E TRANSFERIMIT TË YLLIT BARZILIAN/ Babai i Neymar: Djali im ishte i lumtur tek…

Delo.autor

Leave a Comment