Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Telashet nuk ndalen për Botërorin 2021, në dilemë edhe 3 gara të tjera

Telashet për vitin 2021 nuk kanë të sosur për Formula 1. Ashtu si një vit më parë, pandemia Covid-19 po vë në krizë kalendarin e garave të këtij sezoni. Formula 1 bëri para pak ditësh një modifikim të kalendarit, por ai nuk do të jetë i vetmi.

Përveç garës së Australisë, që u shty në nëntor dhe asaj të Kinës, ende pezull, në dilemë janë edhe garat e Montekarlos, Azerbajxhanit dhe Kanadasë. Stefano Domenicali, presidenti i ri i Formula 1, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha pistat. Ai është gati për të spostuar një event apo për të gjetur një alternativë tjetër në rast se këto 3 gara anullohen.

Për momentin, është konfirmuar rikthimi i pistës së Imola (Itali), si gara e dytë sezonale pas shtyrjes së garës së Australisë. Së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe gara që do të zhvillohet në Portimao (Portugali), një javë më pas, që do të zëvendësojë garën e Vietnamit.

Aktualisht janë edhe disa pista, si Nurburgring (Gjermani), Stamboll (Turqi) dhe Mugello (Itali) të gatshme të mirëpresin garat e vitit 2021, ashtu sikurse ndodhi edhe vjet.

Related posts

E BUJSHME/ Legjenda e boksit, Mike Tyson rikthehet të duelojë në ring

Delo.autor

E BUJSHME/ Messi qëndron në Barcelonë, gati kontrata e re që do ta mbajë përgjithmonë “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

“DUHEN LOJTARË CILËSORË PËR PARTIZANIN”/ “Gardiani” Hoxha: Doja që Tirana të kualifikohej, më bëhet qejfi për…

Delo.autor

Leave a Comment