Futboll Seria A Sport

“MË E MIRA NUK KA ARDHUR AKOMA”/ Sulmuesi Diaz zbulon sekretin e Milan dhe të ardhmen

“Titulli? Jemi Milan, mjafton kjo fjalë për të kuptuar se duam të fitojmë gjithmonë. Më pas do të shihet. Më e mira nuk ka ardhur akoma, jemi të gjithë mirë dhe unë ndihem shumë mirë”.

Këto kanë qenë fjalët e sulmuesit kuqezi Brahim Diaz për Sky Sport pas fitores së arritur në kampionat kundër Torino-s, që i kanë dhënë mundësinë Djallit të thellojë diferencat me ndjekësit në renditje.

“Jam i kënaqur për penalltinë e fituar, për asistin dhe për tri pikët. Jemi një grup shumë i bashkuar, duam të bëjmë gjëra të mëdha. E ardhmja ime? Ka një të ardhme të madhe këtu te Milan-i, jam i kënaqur që jam në një skuadër me vlerë të madhe”.

“Tani të mendojmë për të tashmen, e ardhmja do të shihet”.

Related posts

LËSHON BATUTËN EPIKE PËR ISH-EKIPIN E TIJ/ Ikona e Manchester United ironizon: Janë si një plak që do të bëjë seks!

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ James RODRIGUEZ merr këtë vendim për të ARDHMEN

Isa.Autor

TURPËRON KEQ BRAZILIANIN/ Talenti i Argjentinës me klas përballë Coutinhos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment