Futboll Seria A Sport

MILANIT NUK I NDAHET “MALLKIMI”/ Dëmtohen dy mesfushorë në ndeshjen ndaj Torinos. Njëri largohet me barrelë

Dëmtimet dhe mungesat po rëndojnë shumë Milanin. Në sfidën kundër Torinos, dy prej futbollistëve kuqezinj, Sandro Tonali dhe Brahim Diaz lanë fushën të dëmtuar. Mesfushori i qendrës u nxor jashtë fushe me barrelë teksa pësoi goditje në pulpën e majtë të këmbës.

Fat të keq pati dhe lojtari spanjoll Diaz. Mesfushori i ofruar Milanit nga Reali shkoi në dhomat e zhveshjes dhe raportohet se ka fashuar këmbën e majtë dhe e ka të vështirë ta tendosë.

Gjithçka do të zbardhet nga analizat mjekësore pas sfidës.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ De Laurentiis refuzon ofertën e Manchester United dhe fikson çmimin e yllit të tij

Delo.autor

“KAM PARË SHUMË ARKIVOLE KOHËT E FUNDIT”/ Ylli i NBA-së humbi 7 anëtarë të familjes nga Covid-19

Delo.autor

Mbyllet pjesa e parë/ Teuta dhe Kamza ndahen në barazim, miqtë “falin” disa herë

Isa.Autor

Leave a Comment