Futboll Seria A Sport

NIS OPERACIONI “MBAPPE”/ Real Madrid do ta kthejë në futbollistin më të paguar në botë

Janë ditë vendimtare për të ardhmen e Kylian Mbappe, I cili pas ndeshjes së fundit në kampionatin francez kundër Montepellier doli hapur, duke u shprehur se ndjehet shumë mirë te Paris SG, por që po vlerëson të gjitha mundësitë për karrierën e tij. Një sinjal më shumë për Real Madrid, që sipas mediave spanjolle ka përshpejtuar tratativat për të transferuar talentin francez në merkaton e verës. Sipas të përditëshmes “AS”, e cila është gjithmonë e mirë informuar për punën në klubin “los blancos”, Florentino Perez ka urdhëruar emisarët e tij të bëjnë gjithçka për të bindur sulmuesin.

Paratë nuk janë problem, pasi Real Madrid, që në dy sesionet e fundit të merkatos ka qëndruar pasiv, është gati të paguajë 200 milion euro për kartonin e tij. Po ashtu, oferta për vetë Mbappe është e parefuzueshme. Duke qëndruar në atë që raporton “AS”, talentit francez i premtohet e njëjta shumë që Neymar fiton aktualisht te Paris SG. Bëhet fjalë për 36 milion euro në sezon, duke e kthyer atë lojtarin më të paguar në botë.

Related posts

SKËNDERBEU-TEUTA/ Ilir Daja dhe Shkëmbi surprizojnë me titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EURO 2023/ Sylvinho viziton Kombëtaren U-17 në stërvitjen e parë. Shpuza & Marinaj shpalosin objektivat e Shqipërisë

F.autor

Sugjerimet e ekspertit Italian: Këto 3 ndeshje do t’ju bëjnë fitues

Q.Autor

Leave a Comment