Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Portieri Berisha shkëlqen, ja kush janë “kuqezinjtë” më të vlerësuar për javën që lamë pas…

Etrit Berisha është futbollisti i kombëtares më i vlerësuari për javën që lamë pas. Gardiani i SPAL-it shpëtoi skuadrën nga humbja në sfidën kundër Kremonezes ditën e djeshme duke kryer 7 pritje. “Sofa Score” e vlerësoi me notën 7.9.

Një javë për t’u mbajtur mend ishte dhe për qendërmbrojtësin Berat Gjimshitin. Futbollisti i Atalantës arriti të mbronte portën e bergameskëve në fitoren e jashtëzakonshme kundër Milanit 0-3 në “San Siro”.

27-vjeçari u shqua për markimin që i bëri yllit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.

Edhe pse ka kohë që nuk grumbullohet me kombëtaren, Arlind Ajeti jep sinjale se mund të rikthehet në ditët e tij më të mira. Mbrojtësi i Rexhianës shënoi njërin prej dy golave të fitores kundër Viçencës ditën e shtunë. Ai u vlerësua me notën 7.1.

Mesfushori veteran i komëbtares dhe Peskarës, Ledian Memushaj pa ekipin e tij të mundej 2-0 nga Salernitana. 34-vjeçari bëri gjithçka për të ndihmuar skuadrën për të shmangur humbje, por “Delfinët” ishin inferior ndaj Salernitanës.

Mesfushori Lindon Selahi u vlerësua me notën 6.8 në takimin me ekipin e tij të ri Vilem II ndaj Zuoles. Skuadra e 21-vjeçari u mund me rezultatin 1-3.

Notat e Berishës, Gjimshitit, Ajetit, Memushajt dhe Selahit sipas “Sofa Score”

Related posts

STATISTIKA NEGATIVE/ I skadon kontrata në fund të muajit, Federata e Azerbaixhanit merr vendimin për De Biasin

Delo.autor

I THUR ELOZHE LIVERPOOL DHE DJEMVE TË TIJ/ Klopp: Grumbulluam 99 pikë, ja pse iu afruam perfeksionit!

Delo.autor

BANDA SHQIPTARE I GRABITI SHTËPINË/ Sulmuesi Morata tregon anën xheloze: Kur i shkruajnë gruas, unë i përgjigjem duke…

Delo.autor

Leave a Comment