Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDAL NË KURBIN/ Arbitri kryesor dhunohet pas ndeshjes Laçi-Kukësi

Ndeshjet luhen pa tifozë, por incidentet nuk mungojnë, madje edhe kur përfundon loja. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se menjëherë pasi është mbyllur takimi i sotëm në Kurbin, Laçi-Kukësi 3-2, është ushtruar dhunë ndaj arbitrit kryesor të këtij takimi, Kreshnik Bajramaj.

Dyshohet se personi që ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës ka qenë një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë reagimi do të ketë nga FSHF dhe vetë Shoqata e Arbitrave pas këtij incidenti në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Related posts

Liverpool ofron 25 milion Euro për mbrojtësin brazilian të Portos

Sadik.Autor

PËRLOTET Messi: Takimi i fundit ishte i veçantë, si një lamtumirë (VIDEO)

Delo.autor

Mbrojtësi anglez refuzon ofertat, qëndron te Manchester United

Isa.Autor

Leave a Comment