Bundesliga Futboll Sport

SEZON KATASTROFIK/ Klubi i njohur europian bie zyrtarisht nga kategoria pas… 30 vitesh

Pas një sezoni katastrofal duke arritur të grumbullojë vetëm 13 pikë në 29 ndeshje, skuadra e Shalkes ka rënë zyrtarisht nga Bundesliga gjermane pas 30 vitesh.

Shalke ndodhet në vendin e fundit në Bundesligën gjermane teksa tani ekipin gjerman nuk e mban më në lojë as matematika, ku në pesë ndeshje të mbetura në kampionat u duhet të marrin 15 pikë për të kapur fazën “play out”, një mision i pamundur ky për skuadrën nga Glesenkirshen.

Pjesë e Shalkes këtë sezon ishte dhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u transferua në fund të merkatos së dimrit nga skuadra e Arsenalit, dhe ku mori jo pak kritika nga drejtuesit dhe trajneri për paraqitjet e tij të dobëta.

RENDITJA E BUNDESLIGËS –

Related posts

Madzukic, i çmendur pas Allegri-t: Është mes më të mirëve në Europë

Q.Autor

U ZYRTARIZUA NË STOLIN E KOMBËTARES GJERMANE/ Trajneri Flick: Krenari për mua, jam këtu për…

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Pique i ka të gjithë kundër, e akuzojnë se ofendoi Barcelonën

Sadik.Autor

Leave a Comment