Breaking News Futboll Kategoria Superiore Sport

MERREN VENDIMET/ Dëmtimet e shkaktuara në “Air Albania Stadium”, Disiplina dënon Tiranën e Partizanin dhe kërkon dëmshpërblimin e…

Komisioni i disiplinës ka dhënë vendimet për sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar.

Parizani është dënuar më 200.000 lekë gjobë, për shkak të sjelljes së tifozëve në stadium dhe i është kërkuar dëmshpërblimi i dëmeve të shkaktuara në stadiumin e ri.

Vendime të komisionit të disiplinës në FSHF:

KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. 

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

Zyrtari i KS Luftetari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes ne baze të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ 24 milionë euro në sezon, Guardiola prezantohet tek Juventus më…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ylli i skuadrës zemëron Bayern Munich, mbetet jashtë ekipit për një… tatuazh

Delo.autor

ASKUSH NUK DO TË QËNDROJË/ Sulmuesi heq dorë nga 22 milionë euro pagë që të largohet nga Arsenali

Delo.autor

Leave a Comment