MMA Sport

U SHPALL KAMPION BOTE NË UFC/ Nga “kafazi” në fushë, vjen oferta e papritur për Khabib

Klubi i futbollist rus Kamaz i ka ofruar një kontratë Khabib Nurmagomedov-it.

Pikërisht ish-kampionit të peshave të lehtë të UFC, i cili është tërhequr i pamposhtur me rezultatin 29-0.

Një që stërvitej në Dagestanin e tij duke luftuar arinjtë dhe që në karrierë ka mposhtur të gjithë kundërshtarët me të cilët është përballur në kafaz, për t’u tërhequr më pas pa njohur humbje pas vdekjes së babait.

Sipas RT, video e stërvitjes së tij të javëve të kaluara me Spartakun e Moskës kanë bindur Kamaz se Khabib mund të ketë talent edhe për të luajtur futboll.

Ftesa ka ardhur nëpërmjet rrjeteve sociale, me një fotomontazh me fanellën e klubit dhe mesazhin “mirë se vjen Khabib”.

Related posts

“DOJA TË LUAJA SHUMË PËR SHQIPËRINË”/ Gjasula: Dëshiroj të kaloj te Tirana, ja klubi i madh që isha afër në të kaluarën

Delo.autor

PAS 5 MINUTA LOJË/ Bernardo Silva shënon me një gjuatje fantastike jashtë zone (VIDEO)

Delo.autor

“DO TË NDËRHYJMË NË RAST GRUMBULLIMI”/ Policia e Shtetit mezash të qartë tifozëve të Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment