Futboll Sport

VITI 2020 ISHTE I “ÇMENDUR”/ Kuajt e racës, fitojnë më shumë sesa futbollistët. Ja lista…

Viti 2020 ishte i çmendur, duke parë pandeminë që preku gjithë botën, por në të njëjtën kohë dëmtoi shumë edhe ekonomitë e saj, ndonëse disa sfera vazhdojnë të lulëzojnë, siç është për shembull futbolli, ose më saktë futbollistët me pagat e tyre që nuk e dinë se çfarë do të thotë krizë financiare.

Gjithsesi, edhe çmenduria e vitit të kaluar brenda tij përmbledh edhe një kuriozitet të madh, duke qenë se të vetmit që në dukje kanë fituar më shumë para sesa futbollistët elitarë janë…

Kuajt e racave, ata që garojnë në hipodrome dhe mbi të cilët vihen baste. Gjithsesi, nëse shifrat që ata mund të fitojnë në pistë duken stratosferike, fitimet më të mëdha që pronarët e tyre nxjerrin prej kuajve janë nga paratë që marrin nga këto kuaj race, për t’u shumuar. Dhjetë kuajt kryesorë në botë, në vitin 2020, u sollën pronarëve të tyre një fitim mahnitës prej 346 milionë sterlinash. Ndërkohë që pagat e 10 futbollistëve më të paguar në botë kapën një total prej 303 milionë sterlinash. Pra 43 milionë sterlina më pak…

Këto shifra nuk janë një befasi për pronarët miliarderë të kuajve të racave, qofshin këto meshkuj apo femra. Dhe për të kuptuar sesa i rëndësishëm është ky biznes, mjafton të pyesësh Sër Aleks Fergusonin. Ishtrajneri legjendar i Mançester Junajtid u përfshi në një garë me dy manjatë irlandezë, ish-aksionarë të “Djajve të kuq”, mbi të drejtat e mbarështimit të kalit kampion të Gjibraltarit, “Rock”, me i cili kishte një vlerë prej 200 milionë sterlinash. Këtë ankand Ferguson nuk kërkoi që ta zgjidhë në gjykatë, duke humbur kështu shumë miliona.

Por duke hyrë në detaje sesa fiton një kalë dhe një futbollistë në vit (duke përjashtuar paratë e sponsorizimeve për sportistët), le të hymë më në detaje: Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, është lojtari më i paguar në qarkullim, me revistën “Forbes”, e cila për sezonin 2020-2021 nënvizoi se rroga e argjentinasit ishte 67 milionë sterlina. Ndërkohë, kali më i mirë në qarkullim për vitin e shkuar, “Galileo”, mbarështoi 120 kuaj femra, ku me një kosto prej 600 mijë sterlinash për një, i solli pronarit të tij 72 milionë sterlina fitim.

Ndërkohë, Kristiano Ronaldo, i cili paguhet nga Juventusi në total 51 milionë sterlina (i treti në renditje, pas Nejmarit me 57 milionë në vit), fitoi më shumë sesa kali i dytë më i paguar në botë, “Medalja D’Oro”, i cili solli nga mbarështimet 48 milionë fitime. Kali në fjalë shkoi me 314 pela, me një kosto prej 153 mijë sterlinash për mbarështim.

Shifra të çmendura kur mendon për kuajt, ndonëse nëse pagave të futbollistëve më të mirë në qarkullim, u shton edhe fitimet e tyre nga sponsorizimet e panumërta, sigurisht që nuk ka garë, duke qenë se Mesi dhe Ronaldo, së bashku me fitimet nga imazhi i tyre e mbyllën vitin e kaluar respektivisht me 140 dhe 131 milionë sterlina fitim.

Related posts

E TMERRSHME/ Momentet e fundit, kamerat kapën nisjen e fluturimit tragjik (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi Mustafi bën prapaktheu dhe arrin marrëveshjen me klubin spanjoll…

Delo.autor

PARTIZANI GODET NË MERKATO/ Rrëmben talentin që spikati tek Erzeni

F.autor

Leave a Comment