Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA E IMAZHIT/ Në 2019-ën u dënua, Gjykata e Lartë shfajëson dhe pasuron Pique

Gjykata e Lartë e Spanjës ka anuluar këtë të mërkurë vendimin që detyronte Gerard Pique të paguante 2.1 milionë euro ndaj autoriteteve fiskale për një shkelje të supozuar në lidhje me të drejtat e tij të imazhit.

Dënimi është dhënë nga gjykata kombëtare  në majin e 2019-ës për një çështje të 2016-ës, kur një gjykatë administrative e dënoi mbrojtësin e Barçës se kishte “simuluar” transferimin e të drejtave të imazhit në shoqërinë e tij Kerad Project, me qëllimin për të paguar më pak taksa në vitet 2008, 2009 dhe 2010.

Megjithatë, Gjykata e lartë, e ka përmbysur vendimin me arsyetimin se shoqria Kerad Project nuk ishte thjesht një mbulim dhe duke njohur punën e kësaj shoqërie, që menaxhohet nga vëllai i Pique.

Përveç shfajësimit, Pique edhe do të rimbursohet.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton në “pole position” në Mugello, i dyti Bottas. Leclerc siguron vendin e pestë

Delo.autor

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Dinamo dhe Partizani stërviten në një fushë. Daja lë ekipin të presë

Delo.autor

Italia mungon në Botërorë/ Zbuloni italianin e vetëm që do të luaj në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment