Formula 1 Sport

ZYRTARE/ Kina kërkon shtyrjen e garës së Shanghai në Formula 1 për Botërorin 2021

Sezoni 2021 në Formula 1 vijon të ketë shumë dilema si pasojë e pandemisë Covid-19. Ndërkohë që pritet një vendim për garën e Melburnit, në Australi (gara e parë sezonale, më 11 mars), nga Kina vjen lajmi se organizatorët e garës së Shanghai kanë kërkuar shtyrjen e saj në gjysmën e dytë të vitit.

“Është e pamundur të organizojmë këtë garë në gjysmën e parë të këtij viti si pasojë e pandemisë. Objektivi ynë është shtyrja e kësaj gare në gjysmën e dytë të 2021-shit. Ne i kemi dërguar një kërkesë zyrtare Formula 1 për këtë garë dhe presim një përgjigje”, tha Yibin Yang, drejtori i garës së Shanghai, e planifikuar për 11 prill.

Tashmë pritet që Liberty Media, kompania që menaxhon dhe drejton Formula 1 të vendosë për garat e para sezonale të këtij viti. Duket se do të vihet në punë “plani B”, ku do të përdoret pista portugese e Portimao dhe ajo italiane e Imola për të mos lënë data bosh.

Related posts

“PLANET E MILANIT NË AJËR”/ Çalhanoglu: Dua Champions-in, firma varet nga Maldini

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Manchester United gjen në Francë zëvendësuesin e Paul Pogbas, ja emri…

Delo.autor

SFIDA NDAJ MILAN/ Trajneri Pirlo merr lajmin e keq, rezulton pozitiv me koronavirus mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment