Futboll Seria A Sport

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE/ Stankovic rikthehet në Milano pas shumë kohësh, shikoni pritjen që i bëjnë tifozët e Inter (VIDEO)

Dejan Stankoviç rikthehet në Milano, kësaj here si trajner i Crvena Zvezdës e cila do të sfidohet sot ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të Europa Ligës me fillim nga ora 21:00.

Ish-mesfushori i Interit i cili me klubin zikaltër fitoi gjithçka përfshirë dhe Champions-in në sezonin e magjishëm të tripletës, ka marrë një pritje të ngrohtë nga tifozët e skuadrës zikaltër. Në momentin e mbërritjes së autobusit të skuadrës nga Beogradi, ultrasit e Interit e mirëpritën me flakadanë dhe kore nga ku i dhuruan edhe bluzën e identifikuar si ultras të skuadrës nga Milano.

Kujtojmë e Stankoviç ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Interit dhe tifozët zikaltër e admirojnë së tepërmi teknikun serb, pasi prej 9 sezonesh ai mbajti veshur fanellën e Interit.

VIDEO

Related posts

DESCHAMPS AFËR SHKARKIMIT/ Legjenda që pritet të marrë drejtimin e Francës

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Gati “garda e vjetër”, Partizani kërkon rikthimin e sulmuesit shkodran

Delo.autor

RIMARRIN KREUN E PREMIER/ Dyshja Shaqiri-Origi mposht Newcastle dhe mbajnë shpresat për titull

Delo.autor

Leave a Comment