Sport Të tjera

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Tsitsipas eliminon Nadal pas 4 orësh lojë, siguron gjysmëfinalen

Pas 4 orësh lojë, tenisti grek Stefanos Tsitsipas është kualifikuar për në gjysmëfinalet e grand slam të Australian Open. Numri 6 në botë mundi me përmbysje 3-2 spanjollin Rafael Nadal, në një ndeshje të jashtëzakonshme dhe që dhuroi shumë emocione.

Edhe pse Nadal fitoi me shumë lehtësi dy setet e para, 6-3, 6-2, nuk arriti të mbyllë takimin. Tsitsipas fiton dy setet e tjera 7-6, 6-4 dhe barazon 2-2 shifrat. Mjaft i bukur edhe seti final, fituar 7-5 nga tenisti grek, që eliminon Nadal dhe siguron kualifikimin për në gjysmëfinale.

Përballë Tsitsipas në gjysmëfinale do të jetë tenisti rus Daniil Medvedev, numri 4 në botë. Në ndeshjen tjetër çerekfinale luajtur sot ai mposhti 3-0 (7-5, 6-3, 6-2) patriotin e tij Andry Rublev (numri 7 në botë). Vetëm seti i parë pati rivalitet, ndërsa më tej sfida u dominua nga Medvedev, që fitoi falë përvojës së tij.

Related posts

ERMAL META GATI PËR HAPIN E MADH/ Sampdoria tenton talentin e Tiranës

F.autor

Shënoi golin e parë të Shqipërisë në eliminatore, ja çfarë thotë Armando Sadiku

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Chelsea mund konkurrencën e Tottenham, për të marrë Zaha

Isa.Autor

Leave a Comment