Futboll La Liga Sport

BARCELONA “ANKOHET” KOT/ “Jashtëtokësori” është makineri parash, ja sa miliona sjell

Shifrat e kontratës së Lionel Mesit hapën një debat të madh nëse argjentinasi i sjell Barcelonës kaq shumë para sa për të marrë një rrogë të lartë. Mark Mençen, drejtori dhe krijuesi i “2Playbook” dhe Ivan Kabeza, ekonomist dhe krijues “Laudem Partners” analizojnë situatën për gazetën “MARCA” dhe ndikimin që ka kapiteni në rrafshin ekonomik të katalanasve.

Për Mençen llogaritë e Barcelonës ishin në rregull përpara pandemisë, ndërsa për Kabezën kapiteni gjeneron më shumë të ardhura sesa ato që përfiton. Ai i sjell Barcelonës afro 200 milionë euro. Ekonomistët e kanë shumë të qartë ndikimin e Lionel Mesit dhe thonë se situata e tij duhet të ndahet në tre pika: ekonomike, sportive dhe emotive. “Ka disa gjëra që nuk mund t’i themi në mënyrë ekzakte për të treguar ndikimin dhe rëndësinë e Mesit.

Për shembull, katalanasit kanë fituar 36% të trofeve me të në fushën e lojës. Shumica e kontratave komerciale apo të sponsorëve kanë klauzolë speciale dhe të dedikuar për futbollistin. Edhe në nivelin emocional dyshja Barcelona-Mesi njihet në të gjithë botën. Ka shumë turistë që vijnë për të parë këtë lojtar, e ndjekin në rrjetet sociale”, shpjegon Kabeza. Me të gjithë këta parametra në tavolinë, ekonomisti nuk ka dyshime që Lionel Mesi sjell më shumë para sesa merr. “Në vit, Lionel Mesi sjell 130 deri në 200 milionë euro maksimalisht. Nëse shtojmë edhe premiot dhe gjithçka tjetër, ai nuk i merr këto para nga klubi”, analizon ai.

MILIONAT – Lionel Mesi gjeneron para për Barcelonën në mënyrë direkte, por gjithashtu edhe të tjera në mënyrë indirekte për ekonominë e klubit. Për shembull, Barcelona merr miliona euro nëse do të luajë një miqësore ku është prezent Leo Mesi. Shumë kompani firmosin kontrata që ai të luajë dhe nëse jo, atëherë vlera e përfituar nga klubi nuk është njëlloj. Një tjetër aspekt ku Leo gjeneron të ardhura për Barcelonën janë fanellat që shet.

Thuhet se 8 nga 9 fanella që shiten janë të Lionel Mesit. Duke llogaritur faktin që nga shitja e fanellave vijnë 20 milionë në vit, praktikisht shumicën e këtyre parave i sjell Mesi. Edhe 5 apo 10% të turistëve vijnë në Barcelonë për të parë nga afër Mesin. Nuk duhet të harrojmë aspektin e rrjeteve sociale, ku imazhi i Mesit është një reklamë më vete. Ekzaktësisht, Mark Mençen thotë se kjo është pikë shumë e rëndësishme.

“Videot e Mesit duke festuar apo duke shënuar një gol sigurojnë më shumë vëmendje mediatike. Ka një diferencë në këtë aspekt me Realin e Madridit”, thotë krijuesi i “2 Playbook”. Mençen thotë se përpara pandemisë, klubit i dilnin mirë bilancet. “Pavarësisht faktit që Lionel Mesi kishte një kontratë të majme, më parë nuk ka pasur krizë ekonomike”, shpjegon ai.

Related posts

Zhbllokohet Rooney, shënon pas 4 ndeshjes me DC United (VIDEO)

Sadik.Autor

Dybala: Botërori? Nuk kisha frikë në asnjë moment

Sadik.Autor

“SA I KEQ QË JE, JASHTË!”/ Zemërimi i Bale duket në fytyrën e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment