Futboll Seria A Sport

JO MË I PAPREKSHËM/ Dridhet “Gardiani” Handanovic. Ja 4 lojtarët që ndjek Interi për portën…

Zakonisht ka role që ekzaltojnë dhe dësh përojnë. Në rastin e Interit, ai i mbrojtësit të majtë nuk ka dhuruar gëzime të veçanta në të kaluarën e afërt, nga Roberto Karlos (në absolut një nga të pavlerësuarit) më pas ka pasur më shumë dhimbje se gëzime. Më pas vijnë shtyllat, ku Interi ka gabuar shumë pak. Thuajse askush që nga vitet 1980 e më pas, periudhë pas të mëdhenjve, mes të cilëve Xhulio Sarti dhe Lido Vieri.

Të mos kthehemi shumë prapa, pas “hajmalisë” Ivan Bordon radha i takoi Valter Zengës për t’u kthyer në një legjendë me këto ngjyra mes viteve 1982- 1994. Shumë thonë që mbetet më i miri i gjithë kohëve (fitoi një titull, një Superkupë italiane dhe dy UEFA), të tjerë që është kaluar nga Zhulio Sezar, me më pak vazhdimësi se Zenga, por po aq i fortë, edhe më fitues me 14 tituj mes të cilëve pesë kampionate, një Ligë Kampionesh dhe një Botëror Klubesh.

PIKU ME ZHULIO SEZARIN – Dhe si të harrohet Xhanluka Paljuka, në Milano në periudhën 1994-’99. Fitoi pak (UEFA-n në mbrëmjen në Paris në 1998-ën) duke konsideruar potencialin e tij, por tifozët e kanë dashur gjithmonë mirë. Nuk respektoi pritshmëritë, në 1999-’00, i madhi Anxhelo Peruci, zikaltër së bashku me Marçelo Lipin në një mbrëmje jo të lehtë, nuk la shenjë. Me raste e la Sebastian Frei, një talent i mrekullueshëm që ndoshta pagoi moshën e re në sezonet 1998- ’99 dhe 2000-’01.

Ndoshta do të kishte qenë interesante të shikohej tek Interi në majë të karrierës së tij (që kemi admiruar mes Parmës dhe Fiorentinës), zikaltri u kritikua për faje jo të tijat. I takoi më pas një gjiganti tjetër, një i paprekshëm Françesko Toldo nga viti 2001 në 2005, kur Mançini (falë edhe bashkëpunëtorëve të tij) pati si intuitë zbulimin e Zhulios te Kievo, për ta promovuar më pas titullar në edicionin 2005- ’06. Roberto pati të drejtë, Françesko dëgjoi zemrën duke vendosur të qëndronte një “i 12-të luksi” deri në përfundim të karrierës së tij, në vitin 2010. Me Mançinin erdhën tituj dhe kupa të ndryshme, me Murinjon dhe Benitezin u fitua Europa dhe bota përpara se të nisej rënia me Leonardon (që fitoi, megjithatë, një Kupë Italiane), Gasperini, Ranieri dhe Stramaçoni, trajneri i fundit i Zhulios. Nga edicioni 2012-’13 i takoi Handanoviçit.

POST-HANDA – Kapiten pas Ikardit, profesionist i paprekshëm brenda dhe jashtë fushe, slloveni do të meritonte një titull përpara se të përshëndeste “Appiano”-n. I pëlqen shumë Huan Musos së Udinezes, 26-vjeçari argjentinas që familja Poco vlerëson jo më pak se 30 milionë euro. Ky i fundit mik i Lautaros, ishlojtari i Rejsing do të shkonte me dëshirë në “Appiano Gentile”. Interi do të përpiqet, ndoshta duke mbajtur në tavolinë një shkëmbim teknik pikërisht siç bëri në kohën e tij Handanoviç. Njëkohësisht Ionut Radu e ka të vështirë të krijojë pak hapësirë, po ashtu drejtuesit ndjekin Alesio Kranjon (e Kaljarit), Marko Silvestri (Verona) dhe Aleks Meret (Napoli).

Related posts

LIVE/ Andorrë-Shqipëri, Bulku hedh në fushë Abrashin dhe Balajn

Delo.autor

QETËSON AMBJENTIN JUVENTIN/ Emre Can reagon pas deklaratave të thëna orë më parë

Delo.autor

Arrihet marrëveshja, Interi transferon sulmuesin që e kërkonte Reali

Q.Autor

Leave a Comment