Futboll Sport

ÇËSHTJA “SUAREZ”/ Federata Italiane e Futbollit, presion Juves: E gjitha do të shqyrtohet nga…

Fakti se Juventusi mund të ketë ndërhyrë në provimin fals të Luis Suarezit këtë verë, në mënyrë që uruguaiani të merrte pasaportën italiane dhe më pas të firmoste me bardhezinjtë, nuk po hetohet vetëm nga prokuroria e Peruxhas, por pritet që të merret në shqyrtim edhe nga Federata Italiane e Futbollit.

Këtë e ka konfirmuar vetë numri një i saj, Gabriele Gravina: “Kam lexuar çfarë kanë shkruar gazetat, por edhe ne i kemi kërkuar aktet prokurorisë së shtetit, për të thelluar dhe hetuar këtë çështje edhe në aspektin sportiv.

Nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje nga drejtuesit e skuadrës në fjalë, patjetër që ne do të japim një vendim serioz dhe paanshëm për çështjen ‘Suarez’”, tha Gravina.

Related posts

NUK NDODHTE QË NGA VITI 1960 TEK JUVENTUS/ Ronaldo është një “PËRBINDËSH”, ja rekordi i radhës

Delo.autor

SKUALIFIKIMI KOLOSAL NGA CHAMPIONS/ Një tjetër kandidat del në skenë për stolin e Barcelonës, ja emri

Delo.autor

DITË E RËNDËSISHME TEK MILAN/ Blindohet Rebic! Tani Frankfurt…

Delo.autor

Leave a Comment