Futboll Seria A Sport

CR7 FESTON 36-VJETORIN/ Ja pse është momenti i “Përbindështi” Rondaldo. Historiku tregon se…

Gëzuar 36-vjetorin Kristiano Ronaldo! Sul muesi i Juventusit ka fikur sot qirinjtë nën një atmosferë si gjithmonë speciale në “pallatin e tij mbretëror” në Torino. Gjithsesi, pas dollive të rastit me familjarët, lideri i padiskutueshëm bardhezi pritet që të zbresë në fushëbetejë, ku e pret një muaj vërtet i zjarrtë, duke parë edhe kalendarin me të cilin duhet të përballet “gjenerali” dhe “kalorësit e tij”. Ndoshta është një shenjë e Zotit që CR7 të lindte pikërisht në shkurt, duke qenë se, siç kanë treguar edhe statistikat e karrierës së tij, Ronaldo e ofron rendimentin e tij më të mirë pikërisht në këtë muaj e deri në prill.

Madje, për ta konfirmuar këtë që thamë, në prag të ndërrimit të muajve, Kristiano e bëri nxehjen në 2 shkurt, duke përmbysur me dy gola Interin në gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë dhe në pritje të Romës, e deri në mbylljen e muajit me Veronën, nga “gjenerali” me numrin 7 mbi shpatulla pritet maksimumi.

MOMENTI I TIJ

Historiku që tregon se Kristiano Ronaldo ekzaltohet menjëherë pasi feston ditëlindjen e tij janë përqindjet e golave të iberikasit. Nëse në janar ai ka shënuar 9 për qind të golave në karrierë, nga shkurti e deri në prill mesatarja rritet ndjeshëm duke shkuar deri në 14 për qind, për të nisur më pas uljen e ritmit, ku vlerat më minimale i ka regjistruar mes tetorit dhe nëntorit (7-8 për qind mesatare realizimi). Por, ndoshta, ky algoritëm ka një shpjegim të qartë, duke qenë se pikërisht në muajin shkurt nisin betejat e mëdha, ato të rëndësishmet, jetiket për fatet e një sezoni, për Ronaldon dhe ekipet ku ka luajtur Ronaldo. Në horizont është jo vetëm kampionati, ku Juventusi do të kërkojë të afrohet edhe më shumë me kreun e renditjes, por mbi të gjitha nisin ndeshjet me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, përveçse takimi final më 9 shkurt me Interin, për të prerë biletën për në finalen e Kupës së Italisë.

Sezonin e kaluar CR7 nuk pati një “ditëlindje” shumë “të zhurmshme”, duke qenë se realizoi 4 gola në 4 ndeshje, pas një janari ku shpërtheu me 8 gola në 5 ndeshje. Por sivjet, muaji shkurt ka nisur në mënyrën më të mirë, me 2 gola në 90 minuta ndaj Interit dhe me Romën pritet që ai të vazhdojë të ruajë ritmin, duke kujtuar se verdhekuqtë i sjellin fat (9 gola në total me bluzat e Junajtidit, Realit dhe Juves), por në të njëjtën kohë i realizoi dy herë edhe në fazën e parë, në “Olimpiko”.

Related posts

Plani i Superiores, e mërkura sjell finalet përcaktuese dhe fatet e Europës

Sadik.Autor

Goli i Milot Rashicës surprizon edhe UEFA-n, ja çfarë shkruhet në faqen zyrtare (VIDEO)

Isa.Autor

“ÇËSHTJA ISAAC CUENCA”/ Sindikata e futbollistëve në SPANJË pritet të hyjë në GREVË (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment