Futboll La Liga Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Real mahnitet nga 21-vjeçari, sfidon Juventus-in dhe Chelsea-n për mesfushorin…

Aurelien Tchouameni është “objektivi i ri i Real Madrid”.

Ky është lajmi i Marca-s, sipas së cilës klubi spanjoll ndjek prej kohësh paraqitjet e mesfushorit francez dhe duket se është magjepsur nga cilësia e treguar në finalen e Nations League kundër Spanjës.

Lojtari i Monaco ka përfituar nga mungesat e N’Golo Kante dhe Adrien Rabiot për të siguruar një vend në krah të Paul Pogba dhe e ka shfrytëzuar shumë mirë rastin, pa u ndikuar nga presioni dhe emocionet.

Tchouameni ka një kontratë deri në 2024-ën me Monaco, që e ka marrë për 18 milionë euro nga Bordeaux në janarin e 2020-ës.

Vlera e tij e merkatos është 35 milionë euro aktualisht, por çmimi mund të rritet për shkak të interesimit të klubeve të tjerë, si Juventus dhe Chelsea.

Related posts

Lamtumirë Juve, Alex Sandro te gjiganti i Premier Leagues

Sadik.Autor

“GATI PËR HAPIN TJETËR”/ Agjenti paralajmëron largimin e Isak nga Newcastle?

F.autor

Moviola e ish-gjyqtarit të FIFA-s: Penalltia e Ronaldos nuk ishte, goli i Kostës duhej…

Sadik.Autor

Leave a Comment