Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Presidenti De Laurentiis i kërkon Gatussos të mos e fusë Hysajn në formacion, “shkak” bëhet…

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe kjo tashmë është e sigurt, teksa është komunikuar nga vetë agjenti i lojtarit.

Mbrojtësit të Kombëtares i përfundon kontrata në fund të këtij sezonit dhe do të jetë një lojtar i lirë për të kaluar te skuadra që do.

Duke parë këtë, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis dëshiron që shqiptari të mos jetë në formacion për ndeshjet e ardhshme, dhe kjo i është bërë e ditur edhe Gatuzos.

Presidenti napolitan, dëshiron që Hysaj dhe Maksimoviç, të mos luajnë në formacion, për shkak se do të largohen në verë, por të kthehet vëmendja më shumë nga Amir Rrahmanit, i cili u transferua te Napoli në merkaton e verës nga Helas Verona.

Related posts

Arsenal-Ozil në rrugën e duhur, turku mendon rinovimin me ‘Topçinjtë’

Q.Autor

LLOGARITË E GRUPIT/ Të gjithë duan fitoren ndaj Polonisë, por edhe një pikë mban Shqipërinë në garë për Euro2024

F.autor

Uniformat më të shëmtuara të historisë së Kupës së Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment