Futboll Seria A Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Milan mposht me “POKER” Crotone-n në “San Siro” dhe komandon kampionatin

Milani është rikthyer në krye të Serie A pasi pas fitores ndaj Interit të premten ishte momentalisht në vend të dytë por nuk kishte zbritur në fushë sot ndaj Crotone.

Pas një pjese të parë jo edhe aq të mirë por të finalizuar me superaksion Leao-Ibrahimovic, ku suedezi realizoi golin e 500-të në karrierë, në 45′ e dyta, kuqezinjtë gjejnë edhe tre gola të tjerë.

Fillimisht është Ibra ai që me asist të Theos shënon golin e dytë personal, ndërsa brenda 1 minute është Rebic që “çmendet” me dy gola, që vijnë nga këmbët e Hakan Calhanoglu, i rikthyer pas Covid-19.

Turku është një element tepër thelbësor i Milanit. Në fund,kuqezinjtë i afrohen edhe golit të pestë me Mandzukic, teksa mbyllet 4-0 dhe me kreun e renditjes përsëri.

Related posts

KLUBI PRANON OFERTËN E MILAN/ Por talenti portugez refuzon “Kuqezinjtë” dhe pranon…

Delo.autor

IDEJA PËR TË BËRË 5 NDËRRIME NË NDESHJE/ Një avantazh super i madh për ekipet big, por makth për të voglat

Delo.autor

JUVENTUS-ROMA/ Falë një augoli të realizuar nga mbrojtësi Ibanez, “Zonja e Vjetër” dyfishon avantazhin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment