Futboll La Liga Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Real Madrid mposht Valencia-n dhe parakalon Barcelonën, ngjitet në vendin e dytë

Real Madrid mjaftohet me dy gola në pjesën e parë dhe merr fitoren e tretë radhazi në La Liga duke u ngjitur kështu në vend të dytë të kampionatit, 5 pikë larg kreut (Atletico, por ka dy ndeshje më pak)

Skuadra e Zinedine Zidane e nisi fort dhe menjëherë ishte Benzema ai që shënoi një eurogol, ashtu si francezi na ka mësuar.

Në fund të pjesës së parë erdhi edhe goli i liderit tjetër, Kroos, që finalizoi bukur një aksion me goditje në hyrje të zonës.

Në pjesën e dytë, pavarësisht se pati shanse të tjera për të shënuar golin e tretë dhe pa një gol t’i anulohej Mendy, Real Madrid mori 3 pikët e rëndësishme dhe tani është gati për të menduar edhe për Champions League.

Related posts

Merkato, Dortmundi ia rrëmben Barcelonës talentin Sergio Gomez

Q.Autor

Verrati paralajmëron PSG: Liverpool nuk është si kampionati francez, ata janë më të…

Isa.Autor

SKANDALI ME HARTËN E EUROPËS/ Shqiptarët sulmojnë faqen zyrtare të UEFA-s, ja reagimet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment