Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Lojtarët e Kukësit bëjnë gjestin e veçantë, ja kujt ia dedikuan golin ndaj Tiranës (FOTO)

Kukësi mposhti Tiranën ditën e djeshme me rezultatin 2-0 në kryeqytet. Verilindorët shënuan nga një gol për çdo pjesë, për të marrë kështu njl fitore shumë të rëndësishme.

Megjithatë vëmendjen e të gjithëve, e tërhoqi festa e golit të parë. Pasi Agim Ibraimi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e gjithë skuadra verilindore kishte një dedikim të veçantë për golin.

Ata u shfaqën para kamerave me një bluzë ku shkruhej: “U prehsh në paqë Pavli Vangjeli”. Një dedikim ky për ish-futbollistin dhe njëkohësisht vëllain e Kristi Vangjelit, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë, për shkak të një sëmundje të rëndë.

Related posts

Modelja nga Mitrovica që pozon nudo i “propozon” martesë Xherdan Shaqirit

Sadik.Autor

E ARDHMJA E ALLGERIT DREJT FUNDIT/ Juventus nis tratativat me trajnerin finalist të Championsit…

Delo.autor

Ricciardo: Kontrata e ardhshme duhet të jetë e përkryer

Sadik.Autor

Leave a Comment