Futboll Sport

PAS PRISHJES SË MARRËDHËNIES ME DE LAURENTIIS/ Shikoni si e “thumbon” sulmuesi Milik ish-presidentin e tij (FOTO)

Pas çështjes së tij që u bë e madhe për t’u larguar nga Napoli dhe pas prishjes së marrëdhënies së tij me presidentin napoletan Aurelio De Laurentis, sulmuesi i Marsejës ka ironizuar në Story-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, duke publikuar një foto me De Laurentis me një zemër në sfond dhe me mbishkrimin:

“Kujtime. Gëzuar Shën Valentinin”. Një “thumbim” në distancë e bomberit polak për ish-presidentin e tij që e mbajti në skuadër 6 muaj pa u aktivizuar asnjë minutë me skuadrën nga Kampanja këtë sezon, derisa u transferua në muajin janar tek skuadra marsejeze në formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

Related posts

E KRYER! Icardi kalon vizitat mjekësore dhe bashkohet me ekipin e ri

F.autor

Muça: Loja shkoi kush do ta “ngecte” i pari, nëse do i kishin quajtur golin Flamurtarit do të…

Isa.Autor

FUTBOLLI GJERMAN NË ZI/ Djali i legjendës Mikael Balak ndërron jetën në moshën 18-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment