Futboll Seria A Sport

“HUMBJA NDAJ INTER MË NDIHMOI”/ Trajneri Pirlo: Roma bën futboll të bukur, më në fund kam mundësinë të…

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur ditën e sotme para mediave për ndeshjen  e ditës së nesërme me Romën në kampionat. Tekniku i bardhezinjve, është shprehur se skuadra e tij tashmë është përmirësuar në krahasim me ndeshjet e fazës së parë.

“Do të jetë një ndeshje kundër një prej ekipeve që bën futbollin më të bukur në Itali. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të mos bëjmë gabime, për të mos lejuar atyre të na vendosin  në vështirësi.

Në jemi përmirësuar shumë në aspektin mendor, sigurisht që disfata në “San Siro” ndaj Interit, na ndihmoi të kuptojmë se duhet të jemi gjithnjë të përqendruar në ndeshje. Nëse nuk jemi në krye të tabelës, duhet të luftojmë. Megjithatë ne po përmirësohemi.  Përsosmëria është e vështirë për t’u gjetur, diçka gjithmonë mungon, ne punojmë për të përmirësuar lojën ndeshje pas ndeshje dhe po e bëjmë atë, ne jemi më të ekuilibruar, kemi gjetur mënyrën tonë të lojës me lëvizje të përcaktuara mirë.

Ronaldo ende ka pasion dhe argëtohet, është gjëja kryesore, kur fshin gjithçka dhe mundohesh të arrish çdo rekord. Kjo e bën një lojtar hero.

Ne jemi në 70-80%, më në fund kemi pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion dhe unë gjithashtu mund të bëj lëvizje në mbrojtje. Ky është hap shumë i rëndësishëm.

Në ndeshjen e parë, për shembull, nuk kisha Aleks Sandro dhe më duhej të përdorja Kuadradon në të majtë. Nuk shkoi shumë mirë, por duke mos i njohur ata, unë duhej të provoja.

Nëse nuk luan Xheko, do të luajë Majoral. Ai po bën shumë mirë. Xheko është një lojtar i shkëlqyer, por Roma luan mirë me të dy.”, përfundoi Pirlo.

Related posts

Udinese – Milan/ Publikohen formacionet zyrtare, Gattuso surprizon me sulmin

Q.Autor

LARGIMI I RONALDOS/ Perez qetëson tifozët: Do afrojmë lojtarë fantastikë 

Isa.Autor

Golat e Salah, tani përfitojnë edhe egjiptianët

Sadik.Autor

Leave a Comment