Futboll Sport

INTER-JUVE “LUFTA E III BOTËRORE”/ Duel kilometrash dhe nervash, por në gjysmëfinalen e Kupës kalojnë gjithmonë torinezët

Dueli i 17 janarit është ende i freskët, një 90- minutësh ku Interi asfaltoi Juventusin, por sot luhet një tjetër akt. Duke parë përballjen e parë sezonale mes zikaltërve dhe bardhezinjve, gjithçka u vendos në mesfushë, ku Barela, Vidali dhe Brozoviçi bënë “ligjin” ndaj Bentankurit dhe të tjerëve.

FC Inter vs Juventus FC

Gjithsesi, thonë që çdo ndeshje është një histori më vete dhe sot në orën 20:45, në lojë është bileta për në finalen e Kupës së Italisë, ndonëse bëhet fjalë vetëm për duelin e vajtjes. Në “San Siro” do të vihet në skenë “lufta e tretë botërore”…

E quajmë të tillë pasi rivaliteti mes armiqve të përjetshëm nuk ka nisur në 2, 3 apo katër dekadat e fundit, por urrejtja mes këtyre dy skuadrave ka lindur që në zanafillë, duke kaluar nga golat legjendarë të internistit Meaca deri te kundërpërgjigjja e juventinit Sivori. Për të kaluar më pas nga rekordmeni Havier Zaneti te Gaetano Shirea e kështu me radhë, deri në ditët e sotme, ku protagonistët do të jenë Lautaro (edhe Lukaku, por mungon për skualifikim), Brozoviç, Barela e Vidal, kundër Ronaldos, Kiezës, Bentankurit e Arturit.

Inter-Juventus është një ndeshje që ka parë rezultate të çmendura edhe në Kupën e Italisë, ku precedentët janë 31 mes tyre, por nëse qëndrojmë vetëm në përballjet e tyre në fazën gjysmëfinale të kompeticionit, në katër precedentë të mëparshëm, mes viteve 1938 dhe 2016, në finale ka shkuar gjithmonë Juventusi.

Por, me këtë Inter që sivjet transmeton shumë forcë dhe vetëbesim, pa dyshim që kjo tabu do të kërkohet të thyhet dhe Antonio Konte është gati që të mposhtë sërish të kaluarën e tij, nëse Andrea Pirlo dhe “banda” e tij do t’ia lejojnë…

Related posts

SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Shqiptari realizon ëndrrën e tij, debuton me Brighton

Delo.autor

E bujshme/ Ylli i Romës del me origjinë shqiptare

Sadik.Autor

Mourinho i etur t’ia rrëmbejë Sanchezin Guardiolas, ofron Mkhitaryanin dhe 28mln euro

Q.Autor

Leave a Comment