Futboll Sport

U MPOSHT NGA GETAFE/ Mbrojtësi i Valencias nuk i mban dot lotët: Është shumë keq të dëgjojmë që… (VIDEO)

Valencia regjistroi një tjetër rezultat negativ ditën e djeshme, teksa u mposht me rezultatin 3-0 nga Getafe, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë.Skuadra ndodhet në vendin e 14-të, vetëm 6 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Më keq skuadra kishte në sezonin e largët 1985-1986, kur fitoret ishin me dy pikë dhe asokohe deri në këtë fazë kishin 23 pikë, teksa në fund ranë nga kategoria.

Pas ndeshjes së djeshme, mbrojtësi i Valencias, Gabriel Paulista u thirr të fliste për mediat, teksa e kishte të pamundur t’i mbante lotët për momentin që po kalojnë, duke u shprehur: “Është shumë keq të dëgjojmë se jemi pranë zonës së rënies. Një klub i madh si Valencia nuk duhet të flasë për këtë. Duhet të ngremë kokën dhe të shikojmë përpara, ne meritojë më shumë”, tha braziliani i përlotur.

Related posts

ROVISHATË “ALLA IBRAHIMOVIC”/ Cavani gol të çmendur në Kupën e Amerikës (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Edhe Messi do e kishte “zili”, talenti Muçi “shuplakë” kampionëve (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Lexuesit e BBC nuk kanë dyshime, zgjedhin Brojën si më të mirin e Southempton

Delo.autor

Leave a Comment