Futboll Kategoria Superiore Sport

“KASTRIOTI? ËSHTË NJË KUNDËRSHTAR QË DUHET VLERËSUAR”/ Mbrojtësi Bitri: Për të fituar titullin, do na ndihmojnë edhe…

Eneo Bitri është shprehur se Partizani ka bërë dy faza shumë të mira në kampionat, megjithëse shton se munde të kishin bërë edhe më mirë.

Në një intervistë të dhënë për “Rtsh Sport”, mbrojtësi i Partizanit është shprehur se afrimet e bëra nga klubi në merkaton e janarit, do e ndihmojnë skuadrën në arritjen e objektivit, që është titulli kampion.

“Kastrioti? Mendoj se është një kundërshtar që duhet vlerësuar maksimalisht. Tre pikëshi vlen njësoj, si ndaj Tiranës apo Kukësit. Jemi mposhtur në sfidën e parë në Kamëz, por do të shkojmë atje vetëm me një synim, të marrim fitoren.

Kemi bërë dy faza të mira, por mund të bëjmë edhe më mirë. Megjithatë e rëndësishme është që jemi aty dhe duhet të vazhdojmë të marrim maksimumin.

Mbrojtja ka bërë mirë në këto ndeshje, ku kemi pësuar vetëm 11 gola. Por nuk është vetën merita e ne 4 mbrojtësve, pasi e gjithë skuadra ndihmon në mbrojtje, kjo është fizionomia e lojës sonë. Megjithatë kemi ende vend për përmirësim dhe mund të përmirësohemi ende.

Titulli është objektiv për Partizanin në çdo sezon. Ne nuk kemi presion për atë nga klubi. I marrim ndeshjet një nga një, për të synuar arritjen e objektivit. Afrimet? Janë cilësore dhe do të na ndihmojnë shumë në vazhdim.”, tha Bitri.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Sulmuesi Giroud zhbllokon sfidën ndaj Atletico-s me një roveshatë, ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

“GARDIANI” DONNARUMMA MBAN NË ANKTH MILANIN/ Agjenti Raiola “frenon” rinovimin, ja shkaku

Delo.autor

Lidhje me Camorra te Napoli, 3 muaj burg për futbollistin e Milan

Isa.Autor

Leave a Comment