Futboll Premier League Sport

“MË UROJNË QË TË VDES COVID-I”/ Trajneri i klubit të Premier: Është skandaloze. Jam kërcënuar nga shumë njerëz

Trajneri i Njukasëllit, Stiv Brus zbuloi së fundmi në mediat angleze se ka marrë kërcënime me vdekje nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale. 60-vjeçari pranoi se është ndjerë i tmerruar kur ka parë komentet të personave anonimë urojnë që ai të vdesë nga “COVID”-i.

Në Britaninë e Madhe, janë shtuar sulmet verbale në rrjetet sociale ndaj futbollistëe, si dhe ndaj gjyqtarit Majk Din, i cili është kërcënuar me vdekje për dy vendime të gabuara në një ndeshje të Premier Ligës.

“Këto kompani të rrjeteve sociale duhet t’i mbikëqyrin më mirë këta situate. Unë jam sulmuar me fjalë të rënda dhe kërcënime me vdekje. Kur shikoj një gjyqtar që pëson një gjë të tillë, sepse bëri një gabim si dhe njerëz që të kërcënojnë me jetë, është vërtet e tmerrshme. Duhet të veprohet sepse jashtë ka njerëz që mund t’i bëjnë seriozisht këto gjëra. Është skandaloze! Ka gjëra si p.sh. që shpresojnë që unë të vdes nga COVID!”, shprehet trajneri i Njukasëllit, Stiv Brus.

Related posts

NGA CONTE TEK MESSI/ Largimet e bujshme në merkato që ndodhën në 2021

Delo.autor

INTER-ATALANTA/ Inzaghi i beson dyshes së sulmit Dzeko-Martinez në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DERBI MILANEZ PËR YLLIN E LAZIOS/ Presidenti Lotito nuk e ul çmimin, Milan ka plan B dhe C

F.autor

Leave a Comment